Maqedoni
Klisarova dëshmoi në Komisionin Anketues: Kemi buxhet të kufizuar për furnizim me terapi
31.10.2023 16:44
Kemi një buxhet të kufizuar shumë më pak se nevoja jonë aktuale për të blerë terapi...

Kemi një buxhet të kufizuar shumë më pak se nevoja jonë aktuale për të blerë terapi dhe jemi të detyruar t'i përshtatim nevojat tona reale në korniza të kufizuara financiare. Kështu tha drejtoresha e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Violeta Klisarova, e cila dëshmoi në seancën e Komisionit Hetimor Kuvendor. Apeloi te organet hetimore që sa më shpejt të përfundojnë procedurën dhe nëse vërtetohet fajësia, të emërohen fajtorët dhe të refuzohet fajësia kolektive e cila, tha ai, i shqiptohet Klinikës, ku punojnë personat e përgjegjshëm, potencoi ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
“Unë para vetes shoh dokumente ku përshkruhet terapia biologjike pa pasur nënshkrimet e nevojshme nga konsiliumi onkologjik. Jepen tabletë për pacientët, ndërsa në listë shkruan se është dhënë diçka tjetër. Në këtë mënyrë agregohet nevoja reale e klinikës suaj.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit Anketues, Rashella Mizrahi.
“Ju faleminderit për sugjestionin, me të vërtetë do të informohen realisht për këtë dhe gjithsesi nuk do të lejoj që punët të rrjedhin në atë mënyrë.”, - theksoi ud. drejtoresha e Klinikës Universitare për Onkologji, Violeta Klisarova.
“A mundet ju të konstatoni në mënyrë formal juridike se nga koha që ju jeni drejtoreshë e Klinikës për Onkologji, se të gjithë pacientët e marrin terapinë e vërtetë.”, - theksoi Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE.
“Mungesa e ilaçeve dhe e tërë gjendja e Klinikës më vendos edhe si njeri, si mjeke dhe drejtore medicinale para një përgjegjësie të madhe morale.”, - u shpreh ud. Drejtoresha e Klinikës Universitare për Onkologji, Violeta Klisarova.
“Jo rastësisht dje dr. Niko Vasev tha se në kohën e tij Drogeria “Panovski” ka marrë pjesë me 42 për qind të furnizimeve me ilaçe, ndërsa tani merr pjesë me 72 për qind të furnizimeve me ilaçe në Klinikën e Onkologjisë dhe situatën kur gruaja e pakurorëzuar është pjesë e Klinikës, nuk ka drejtor që këtë gjendje mund ta ndryshojë.”, - deklaroi Antonio Milloshevski nga VMRO-DPMNE.
“Gjithsesi se konkurrenca e cila duhet të arrihet do të ishte në dobi të Klinikës çdoherë kur ka konkurrencë më të madhe përfitohen çmime më të ulëta që për ne shumë vlen, kur çdoherë jemi në luftë për një ilaç më shumë.”, - theksoi ud. drejtoresha e Klinikës Universitare për Onkologji, Violeta Klisarova.
Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë kërkon urgjentisht shtim të burimeve dhe mbështetje nga shteti për kujdes cilësor ndaj pacientëve, u tha në Komisionin Anketues.
FLUTURA LATIFI
