Maqedoni
Zgjedhjet e vitit 2024, Mickoski: Qeveria do të përjetojë debakël
31.10.2023 17:09
Qeveria bën kalkulime me zgjedhje të ndara presidenciale dhe parlamentare, por nuk do të kenë sukses....

Qeveria bën kalkulime me zgjedhje të ndara presidenciale dhe parlamentare, por nuk do të kenë sukses. Kështu tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, gjatë një aktiviteti partiak në Llozovë, duke shtuar se pa marrë parasysh nëse janë zgjedhje të përbashkëta apo të ndara, Qeveria do të përjetojë debakël. Mickoski u ka bërë thirrje, siç tha, anëtarëve të ndershëm të LSDM-së që të mos i ndjekin politikat dështuese të udhëheqësisë aktuale të socialdemokratëve dhe të mos jenë shërbëtorë të BDI-së.
“Pa marrë parasysh se do të harxhojnë në këtë kohë krize dhjetëra miliona euro, ata mendojnë se do të kenë rezultat të mirë në zgjedhjet presidenciale dhe sa më larg të jenë ato parlamentare, ku njerëzit do të shkonin në pushime dhe jehona do të jetë më e vogël dhe mendojnë së do të kenë rezultat më të mirë. Por, kjo nuk do të kalojë, do të përjetojnë debakël në të dy palë zgjedhjet. E dëgjuat dje deklaratën e Talat Xhaferit. Talat Xhaferi dirigjon, kurse Kovaçevski, Zeçeviqi, Spasovski dhe Pendarovski luajnë. Për këtë shkak u bëj thirrje anëtarëve të LSDM-së, ka vend për të gjithë, braktisni këta njerëz, ju çojnë në humnerë, me këtë edhe Maqedoninë. Na duhet uniteti që t`i mposhtim këto politika.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
