LPFM, Shkupi pas 45 javëve mer kryesimin e renditjes
31.10.2023 17:24
Fundjavën që e lamë pas u luajtën ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut...

Fundjavën që e lamë pas u luajtën ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku munguan surprizat. Me këtë javë nisi raundi i dytë të sezonit të sivjem i cili na jep edhe renditjen e garave përfundimtare për titullin e kampionit por edhe për mbetje në elitën e futbollit vendor.
Fitorja 3:0 në derbin lokal me Rabotniçkin, si dhe barazimi 1:1 i Shkëndijës me Voskën në Tetovë, skuadrës së Shkupit ia ka mundësuar marrjen e kryesimin të renditjes së LPFM-së. Kështu “pëllumbat” pas plotë 45 javëve ia dalin që të marri kryesimin e renditjes, ashtu që me Shkëndijën kanë nga 25 pikë nga 12 ndeshje të zhvilluara. Herën e fundit Shkupi kishte kryesuar renditjen në javën e 33-të, të sezonit 2021/22 dhe më pas një sezon të plotë kampionët në fuqi Struga Trim Lum, ishin në krye të renditjes.
Skuadra tetovare, sivjet kryesoi renditjen për plotë 7 javë nga ajo e pesta deri në javën e 12-të. Kampionët në fuqi Struga Trim Lum, mbajnë pozitën e tretë ku kanë 21 pikë, por edhe një ndeshje më pak të luajtur atë me Vardarin.
