Qatip Osmani prezantohet te Vllaznia
31.10.2023 17:26
Vllaznia ka prezantuar para mediave trajnerin tetovar Qatip Osmani.

Vllaznia ka prezantuar para mediave trajnerin tetovar Qatip Osmani. Ai do të debutojë ditën e nesërme kundër Erzenit në krye të Vllaznisë, me shkodranët që do të kërkojnë fitore. Gjatë prezantimit të tij, tekniku 54-vjeçar u shpreh se objektivi është kreu i tabelës dhe se gjithashtu do të provojë që të bëjë lojë sulmuese me skuadrën kuqeblu.
“Jam i lumtur që mora drejtimin e një skuadre siç është Vllaznia. Shkodra njihet si qyteti i futbollit. Jam i vetëdijshëm në çfarë rrethi kam ardhur. Jam i vetëdijshëm për atë që pret presidenca, por edhe tifozët. Në bisedimet me presidencën e klubit pashë ambicie. Gjithashtu edhe unë jam ambicioz. Me kalimin e kohës te Vllaznia priten rezultate. Vllaznia është një ekip që synon kreun e tabelës. Mendoj se të gjithë së bashku do të arrijmë qëllimet e klubit. Unë jam trajneri i një klubi që ka një histori të pastër, një nga klubet më të mira në Shqipëri, 9-herë kampione, 8-herë fituese Kupe dhe vetvetiu këto objektiva tregojnë për objektivat e klubit.E vërtet, e preferoj lojën sulmuese. Ne duhet të koncentrohemi me ekipin. Një stërvitje kemi bërë dhe mendoj se është ende herët për të bërë një vlerësim, por sipas informatave që kemi, mendoj që Vllaznia ka lojtarë kualitativ, lojtarë që mund ta luajnë këtë lojë.”,u shpreh Osmani për mediat.
