Lazio fitoi 1-0 kundër Fiorentinës

31.10.2023 17:28

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të hënën në mbrëmje dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e dhjetë....

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të hënën në mbrëmje dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e dhjetë. Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 kundër Fiorentinës për javën e dhjetë në Serie A. Ndeshja mes dy rivalëve ishte e luftuar dhe për 94 minuta nuk prodhoi gola, paçka rasteve të shumta në të dyja portat.
 
Do duhej pikërisht minuta e fundit që Lazio të fitonte një penallti, kthyer në gol nga kapiteni Immobile, që i dhuroi fitoren të tijve. Kështu, Lazio me 16 pikë shkon në vendin e shtatë, një pozicion dhe një pikë më pak se Fiorentina (17 pikë, vendi gjashtë).