Maqedoni

Rasti “Zinxhiri”, u shqiptuan 13 paraburgime

31.10.2023 17:33

Nga Gjykata Penale konfirmuan se janë pranuar kërkesat nga Prokuroria Themelore Publike...

Nga Gjykata Penale konfirmuan se janë pranuar kërkesat nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe janë shqiptuar 13 paraburgime efektive, një paraburgim shtëpiak dhe 12 masa të kujdesit lidhur me të dyshuarit në rastin “Zinxhiri”.
 
Në rastin “Zinxhiri” përfshihen gjithsej 26 persona fizikë dhe 28 persona juridikë të dyshuar për bashkim kriminal, evazion fiskal dhe pastrim parash dhe të ardhura të tjera. Sipas Prokurorisë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, të dyshuarit nuk kanë llogaritur dhe nuk kanë paguar tatim në vlerë të përgjithshme prej 7 milionë e 980 mijë e 627 euro.