Botë

Erdogan: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit

31.10.2023 21:18

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për “kryerje të krimeve kundër njerëzimit në Gaza”...

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për “kryerje të krimeve kundër njerëzimit në Gaza” – me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
 
Erdogan, i cili ka marrë një linjë gjithnjë e më të ashpër kundër Izraelit që nga fillimi i sulmeve të tij në Gaza, tha se Izraeli “duhet të ndalet”, në komentet e bëra pas një takimi të kabinetit, shkruan Al Jazeera.
 
“Diskutimet tona janë duke vazhduar për të siguruar që autorët e krimeve të luftës në Gaza të mbahen përgjegjës,” shtoi presidenti, përpara se të bënte thirrje për një armëpushim “për të parandaluar një masakër”, e ndjekur nga një “rrugë drejt paqes së qëndrueshme”./abcnews