Arrestohet një 21 vjeçar nga Gjevgjelia, po transportonte 13 emigrantë nga Siria
01.11.2023 10:16
Një njëzet e një vjeçar, banor i Gjevgjelisë...

Një njëzet e një vjeçar, banor i Gjevgjelisë, është ndaluar nga policia dje në mbrëmje pasi po transportonte 13 emigrantë nga Siria.
Siç njoftoi MPB, M.G. (21) është arrestuar dje rreth orës 19:30 në fshatin Davidovë nga zyrtarë policorë nga qendra rajonale e kufirit në Jug.
“Me veturë të pasagjerëve “Volksëagen Tuareg” ka qenë duke transportuar 13 emigrantë nga Siria, dy prej të cilëve të mitur, është njoftuar Prokuroria Publike dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës penal” njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
