Zjarret në Kaliforni, evakuohen mijëra banorë

01.11.2023 12:33

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët...

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët që hidhnin ujë, u përballën me zjarret që shkatërruan të paktën nëntë ndërtesa në zonat rurale të Kalifornisë Jugore. Erërat e forta nga Santa Ana përhapën zjarrin në një sipërfaqe prej mbi 9 kilometra katrorë pranë qarkut Riverside, pas shpërthimit të zjarrit të hënën pasdite.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Riverside, Xhef LaRuso, njoftoi se tre struktura ishin shkatërruar dhe gjashtë të tjera ishin dëmtuar. Luis Kuinonez nuk ishte aty kur shtëpia e tij u dogj nga flakët.

“Tashmë nuk është për shitje.”, tha me shaka zoti Kuinonez, i mbuluar nga bloza e tymit. Ai tha se kishte humbur gjithashtu 13 automjete që do t’i shiste.

Shtëpia tjetër në pronësinë e tij, përkarshi rrugës, u shpëtoi flakëve. Ai tha se askush nuk ishte lënduar, përfshirë bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.

Zjarri që shpërtheu u intensifikua si rezultat i erërave të forta sezonale që vijnë nga Santa Ana.