Hapet kufiri për të kaluar nga Gaza në Egjipt

01.11.2023 13:10

Është hapur për kalim kufiri nga Gaza...

Është hapur për kalim kufiri nga Gaza për në Ragfaj të Egjiptit. Në minutat e fundit porta është hapur dhe aty po kalojnë makina. BBC më herët ka raportuar se një marrëveshje u ndërmjetësua nga Katari për të lejuar disa njerëz të dilnin nga Gaza, në koordinim me ShBA-në.

Britania e Madhe më herët kishte deklaruar se beson që kalimi në Rafah nga Gaza mund të hapet sot, për të lejuar qarkullimin e njerëzve të lënduar. Tani ka raportime se Katari ka ndërmjetësuar për të lejuar disa njerëz të largohen nga Gaza.

Agjencia e lajmeve “Reuters” thotë se Katari ka krijuar bisedime midis Egjiptit, Izraelit dhe Hamasit, në koordinimin me ShBA-në.

Marrëveshja do të lejonte disa persona të plagosur rëndë dhe disa mbajtës të pasaportave të huaja, të dilnin nga Rripi i Gazës, shkruan BBC.