Baseli pa çmim për golin e muajit sepse nuk shënoi
01.11.2023 13:43
Gjigantët zviceranë Basel, të cilët janë në fund të tabelës, nuk ishin në gjendje të ndanin çmimin e golit...

Gjigantët zviceranë Basel, të cilët janë në fund të tabelës, nuk ishin në gjendje të ndanin çmimin e golit të muajit pasi nuk arritën të shënonin asnjë gol në tetor. Në katër takimet e muajit tetor, Basel regjistroi katër humbje me një golavarazh 0-10.
Basel, i cili ishte kampion kombëtar 20 herë, humbi në kampionat nga Stade Lausanne-Ouchy (0-3), më pas nga Young Boys (0-3), Servette (0-1) dhe Lozana (0-3). Klubi aktualisht është në vendin e fundit në ligën zvicerane, me vetëm një fitore në 11 ndeshje, si dhe u eliminua nga Liga e Konferencës në raundin e dytë preliminar nga Tobol nga Kazakistani. Në këtë rast faturën e pagoi gjermani Heiko Vogel, i cili u shkarkua dhe stolin e trajnerit e mori zvicerani Fabio Celestini.
