Izraeli do të luajë dy ndeshje në Hungari

01.11.2023 13:47

Kombëtarja e Izraelit do të luajë dy nga ndeshjet e saj kualifikuese në shtëpi për fazën finale...

Kombëtarja e Izraelit do të luajë dy nga ndeshjet e saj kualifikuese në shtëpi për fazën finale të Euro 2024 në Hungari. Një vendim i marrë së fundmi nga UEFA për arsye sigurie duke pasur parasysh konfliktin e vazhdueshëm me Hamasin.
 
I treti në Grupin I, Izraeli duhej të përballej me Zvicrën në shtëpi më 15 nëntor dhe Rumaninë tri ditë më vonë, por të dyja ndeshjet do të zhvillohen 50 kilometra larg Budapestit, në një stadium me 4000 vende. Po ashtu Izraeli duhet të luaj dy ndeshje në trasnfertë. Me Kosovën me 12 nëntor si dhe me Androrën me 21 nëntor. Grupi kryesohet nga Rumania, që ka 16 pikë në tetë ndeshje, përpara Zvicrës me 15 (shtatë ndeshje) dhe Izraelit me 11 (gjashtë). Izraeli do të përfundojë fushatën kualifikuese në transfertë më 21 nëntor me Andorrën.