Futboll, Arabia Saudite nikoqire e kupës së botës 2034
01.11.2023 13:49
Numri një i FIFA-së, Gianni Infantino, ka konfirmuar vendin organizator të Kupës së Botës në vitin 2034...

Numri një i FIFA-së, Gianni Infantino, ka konfirmuar vendin organizator të Kupës së Botës në vitin 2034. Gianni Infantino, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, FIFA, do të konfirmojë organizimin e Kupës së Botës në vitin 2034. Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, zbuloi se nikoqiri i Kupës së Botës në vitin 2034 do të jetë Arabia Saudite, pasi Australia tërhoqi kandidaturën e saj.
“Futbolli bashkon botën si asnjë sport tjetër, dhe Kupa e Botës është një shembull i përsosur i një mesazhi uniteti dhe përfshirjeje, si dhe një shembull se si kulturat e ndryshme mund të punojnë së bashku dhe të mësojnë të kuptojnë njëri-tjetrin më mirë. Jetojmë në një botë të ndarë dhe agresive dhe futbolli edhe një herë tregon se si sporti më popullor në botë bashkon si askush tjetër.”, ka shkruar Gianni Infantino në rrjetet sociale.
Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Maroku, Portugalia dhe Spanja do ta organizojnë Kupën e Botës 2030, por ndeshjet do të luhen edhe në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai. Gjithashtu Arabia Saudite do të jetë nikoqire e Kampionatit botëror të klubeve që do të mbahet nga fundi i këtij viti, prej 12 deri më 22 dhjetor.\
