Maqedonia sërish mundet nga Kosova

01.11.2023 13:51

Futbollistet më të mira të vendit vazhdojnë me humbje në Ligën e Kombeve....

Futbollistet më të mira të vendit vazhdojnë me humbje në Ligën e Kombeve. Futbollistet e Maqedonisë së Veriut, kanë regjistruar edhe humbjen e dytë rresht në Ligën e Kombeve. Maqedonia e Veriut sërish kanë pësuar distafë në përballjen me Kosvën e luajtur në kuadër të Grupit 5 të ligës C, por këtë herë në Prishtinë.

Pas humbjes 2:0 javën e shkuar në Shkup, Maqedoniae Veriut, të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” pësoi disfatë  me rezultatin 3:1. Në fakt, Kosova i kishte dhënë fund çështjes së fituesit qysh në pjesën e parë, kur kishte shënuar të tre golat. Krejt çka arritën  të bëjnë futbollistet më të mira të vendit në këtë përballje ishte të shënojnë golin e nderit.

Sulmuesja Olivera Çokleska realizoi në minutën e 90-të nga afërsia për rezultatin përfundimtar dhe humbjen e tretë të Maqedonisë së Veriut në po aq ndeshje të luajtura. Për Kosovën, kjo është fitorja e dytë pas tri ndeshjeve të zhvilluara, ku ka edhe një barazim. Është forcuar në pozitën e parë në grup me shtatë pikë, tri më shumë se Bullgaria që është e dyta dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.  Me fitore në përballjen me bullgaret, vashat kosovare do ta fitonin grupin dhe do të promovoheshin në ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ri.