Feta dhe Skuka me Mariborin me fitore të lartë
01.11.2023 13:55
Maribor fitoi me rezultatin e thellë 9:0 në ndeshjen e raundit të 1/32 ndaj Jurovski Dol....

Maribor fitoi me rezultatin e thellë 9:0 në ndeshjen e raundit të 1/32 ndaj Jurovski Dol. Gjigandët sllovenë ishin të pandalshëm teksa në këtë festival të golave morën pjesë dy futbollistët shqiptar Behar Feta dhe Xhuljano Skuka. Ish-sulmuesi i Fortunës nga Hasanbegu, Behar Feta kishte paraqitje të mirë me një asistim për shënimin e golit për avantazhin 3:0 në minutën e 34 edhe pse në minutën e 20 kishte një goditje të mirë e cila nuk përfundoi në rrjetë. Feta e luajti tërë ndeshjen.
Ish-sulmuesi i Partizanit (Skuka) në lojë u inkuadrua në minutën e 64 të ndeshjes. Ai e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79, teksa ishte goli i shtatë i ndeshjes për Mariborin. Skuka realizoi një gol të bukur teksa kaloi edhe portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë për të realizuar. Për 25-vjeçarin ky ishte goli i dytë me fanellën e Maribor në 12 ndeshje të zhvilluara me sllovenët. Ndërsa në minutën e 87 të ndeshjes pati një ndërhyrje të palejuar ndaj Skukës dhe u akordua penalti për Mariborin dhe Jakupoviç e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 9:0.
