Botë

Kina i tregon “dhëmbët” Tajvanit, dërgon 43 avionë ushtarakë pranë ishullit

01.11.2023 14:00

Tajvani njoftoi të mërkurën se 43 avionë ushtarakë kinezë u vunë re rreth ishullit në 24 orët e fundit....

Tajvani njoftoi të mërkurën se 43 avionë ushtarakë kinezë u vunë re rreth ishullit në 24 orët e fundit.
 
Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes, janë pikasur 43 avionë kinezë dhe shtatë anije.
 
37 avionë kanë kaluar vijën e demarkacionit, thuhet në njoftim.
 
Gjatë vitit të kaluar, Pekini ka rritur aktivitetet ushtarake rreth Tajvanit, të cilin e konsideron territorin e tij.