Botë

Netanjahu: Lufta do të vazhdojë deri në fitore

01.11.2023 14:50

Pavarësisht thirrjeve të shumta për armëpushim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu...

Pavarësisht thirrjeve të shumta për armëpushim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit deri në fitore.
 
"Ne jemi në një luftë të vështirë. Kjo do të jetë një luftë e gjatë. Kemi kaq shumë arritje të rëndësishme, por edhe humbje të dhimbshme. Ushtarët tanë kanë rënë në luftërat më të padrejta, luftën për shtëpinë tonë. Ju premtoj qytetarëve të Izraelit: Ne do ta përfundojmë punën, do të vazhdojmë deri në fitore.", - deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
 
OKB-ja, përpjekje për të ndihmuar civilët
 
Pas krizës humanitare në Gaza, komisionari i lartë i OKB-së për refugjatët, thotë se përpjekja kryesore është që të arrijnë ndihmat te popullata civile.
 
“Këto janë padyshim ngjarjet më të rënda që kemi parë në  të gjitha vitet e kaluara. Ndjej dhimbje të madhe, veçanërisht për popullatën e Gazës që ka vuajtur për kaq shumë vite pa zgjidhje të këtij problemi. Të gjithë bëjnë thirrje që ndihma të vijë në Gaza dhe ky duhet të jetë prioriteti ynë.”, - theksoi komisionari i lartë i OKB-së për refugjatët, Filipo Grandi.
 
Qeveria boliviane njoftoi se ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, për ato që i quajti krimet e Izraelit kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU