Maqedoni
Dita kombëtare e sigurimeve, rritet interesimi i qytetarëve për sigurime
01.11.2023 16:44
Nga viti në vit rritet vetëdija e qytetarëve për sigurimet shtesë të shëndetit, të jetesës dhe të pronës...

Nga viti në vit rritet vetëdija e qytetarëve për sigurimet shtesë të shëndetit, të jetesës dhe të pronës. Ky është konstatimi i përfaqësuesve të kompanive të sigurimit, të cilët po punojnë në tregun vendor, që e thanë gjatë shënimit të 1 nëntorit, ditës kombëtare të sigurimeve.
“Investimet në sigurimet gjatë vitit të kaluar janë rritur për 26% në krahasim me vitin 2020. Vlera e investimeve të sigurimit të jetesës në vitin 2022 është rritur për 31% në krahasim me vitin 2020-ës”, - deklaroi drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve “AMS”, Kërste Shanovski.
“Në tregun lokal të sigurimeve ne të gjithë po mundohemi që të zbatojmë zgjidhje bashkëkohore, ku njëkohësisht do të ndjekim praktikat botërore të tregut të sigurimeve. Megjithatë, akoma para nesh qëndron edhe shumë punë për të bërë.”, - theksoi kryetarja e Grupacionit për Sigurime pranë Odës Ekonomike, Ralica Gberova.
Deri në qershor të këtij viti, qarkullimi vjetor i premive të kompanive të sigurimit është rritur në 13,6 miliardë denarë, ndërsa paralelisht janë rritur edhe pagesat e dëmeve, ku kompanitë e sigurimeve kanë inkasuar 4,4 miliardë denarë. Në ditën Kombëtare të Sigurimeve u ndanë edhe 14 bursa në vlerë prej një mijë eurove për studentët më të mirë të fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore në Shkup.
REXHEP QAMILI
