Maqedoni
Jankullovska del në liri pas tre vitesh burg
01.11.2023 17:06
Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, është e lirë pas tre vjet e një muaj burg....

Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, është e lirë pas tre vjet e një muaj burg.
Lirimi i saj nga burgu “Idrizovë” vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup, sipas të cilit ajo nuk do të kthehet në burg, nëse deri në tetor të vitit 2024 nuk kryen ndonjë vepër të re penale. Për shkak të transparencës në punën e saj, Gjykata e Apelit në Shkup në tetor të këtij viti ka njoftuar se gjatë vendimit ka marrë parasysh shkrimet e bashkangjitura në lëndë, para se gjithash të dhënat e marra nga institucioni ku e dënuara është duke e vuajtur dënimin me burg.
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në burgun e Idrizovës, po vuante dënimin prej katër vitesh, si e dënuar në rastin “Tanku”, në shtator të vitit 2020, pasi i shfrytëzoi të gjitha mjetet ligjore për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg për rastin “Tanku”. Procedura për lirim me kusht kryhet në përputhje me Ligjin për probacion, ndërsa pas lirimit nga institucioni, i dënuari i liruar me kusht mund t’i drejtohet zyrtarit të probacionit për ndihmë dhe mbështetje.
