Maqedoni

Sindikata e punonjësve të shërbimit gjyqësor, takim në Qeveri për rritjen e pagave

01.11.2023 17:27

Punonjësit e shërbimit gjyqësor dhe të Prokurorisë Publike dhe Qeveria, në tentim për të gjetur zgjidhje rreth kërkesave...

Punonjësit e shërbimit gjyqësor dhe të Prokurorisë Publike dhe Qeveria, në tentim për të gjetur zgjidhje rreth kërkesave të administratës gjyqësore për rritje të pagave dhe shtesave. Nga sindikata kërkojnë rritje të pagave për 78%, por shprehin gatishmëri për kompromis. 
 
“Ofertë e mirë nga ana e Qeverisë do të thotë ndërprerje e grevës, qetësim i situatës në gjyqësorë dhe kthimin e të punësuarve në punë. Ofertë e mirë do të ishte diçka në mes nga 78%. Nëse Qeveria do të dalë me ofertë do të vendosim nëse do ta pranojmë.”, - theksoi kryetari i Sindikatës, Tërpe Deanovski. 
 
Greva e administratës gjyqësore, sipas njoftimeve të Sindikatës do të zgjasë derisa të marrin përgjigje nga Qeveria. Deri atëherë do të trajtohen vetëm rastet urgjente.
 
BELINDA KOKA ADEMI