Botë

Reformat në gjyqësor, grupe të punës për reforma në Këshillin Gjyqësor

01.11.2023 17:45

Javën e ardhshme do të formohet grup pune, i cili do të punojë në reformën e Këshillit Gjyqësor...

Javën e ardhshme do të formohet grup pune, i cili do të punojë në reformën e Këshillit Gjyqësor, që do të duhet të kthejë besimin e qytetarëve në gjyqësorë, kanë informuar nga Ministria e Drejtësisë. Në grupin e punës do të përfshihen përfaqësues të Shoqatës së Gjykatësve, përfaqësues nga sektori joqeveritar, përfaqësues të komunitetit akademik dhe ekspertë nga fusha përkatëse. Në drejtim të sigurimit gjithëpërfshirës në të gjithë procesin, ftesë për pjesëmarrje në grupin e punës do t`u dërgohet edhe përfaqësuesve të partive më të mëdha politike në vend. Për të siguruar një ekspeditivë dhe azhurnitet më të lartë, grupi i punës do të fillojë me punë menjëherë pas formimit të tij, ndërsa në mënyrë plotësuese do t’i dërgohen vërejtjet dhe komentet nga Raporti i Misionit vlerësues, që është realizuar nga Bashkimi Evropian në vend. 
 
“Pretendimet nga këto raporte, grupi i punës do t`ua adresojë dispozitave konkrete ligjore për tejkalimin e dobësive të konstatuara, në lidhje me zgjidhjet ligjore dhe zbatimin e tyre në praktikë. Ministria e Drejtësisë dëshiron të theksojë rëndësinë e reformës së Këshillit Gjyqësor, si organ që do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe të gjithë publikut në sistemin gjyqësor.”, theksojnë në kumtesën e MD-së.
 
Ish-gjykatësja supreme, Vera Koco, thekson se mosbesimi në gjyqësor po betonizohet me miratimin e përshpejtuar të Kodit Penal dhe me ndodhitë e fundit në Këshillin Gjyqësor. Secili që ka gabuar, posaçërisht funksionarët, sipas saj duhet të dënohen.
 
“Të gjithë përfaqësuesit e pushtetit shtetëror, jo vetëm atij gjyqësor, duhet të sillen në mënyrë serioze dhe me kujdes në çdo rast gjatë kryerjes së funksioneve të tyre. Patjetër se duhet të ekzistojë seriozitet në implementimin e ligjeve. Të gjithë të veprojnë brenda kompetencave të tyre.”, - theksoi ish-gjykatësja supreme, Vera Koco.
 
Sipas gjykatëses, Biljana Kocevska, për kthimin e besimit në gjyqësor është e nevojshme një analizë në mënyrë detajore.
 
“Të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe kështu duhet të jetë. Përshtypja është individuale nëse është ashtu apo jo dhe kur secili me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale do ta punojë punën që ka në kompetenca, mendoj se nuk do të jemi në këtë situatë dhe të lëmë këto përshtypje.”, - u shpreh gjykatësja supreme, Biljana Kocevska.
 
Sipas Kocevskës, ndryshimet në Ligjin për amnisti nuk duhet të kalohen vetëm sa të tejkalohet stërngarkesa e burgjeve, thekson se kjo mund të arrihet edhe me shqiptimin e dënimeve me kusht.
 
FLORIJE KAMBERI