Maqedoni
Taksa bullgare për gaz, Kovaçevski: S’do të lejojmë, mendojmë edhe instancat gjyqësore
01.11.2023 18:44
Aplikimi i taksës bullgare për gaz rus, që tranzitohet përmes fqinjit lindor...

Aplikimi i taksës bullgare për gaz rus, që tranzitohet përmes fqinjit lindor, kërcënon me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe termike deri në 20%, thotë kryeministri, Kovaçevski. Bashkë me ministrin e Ekonomisë, Bekteshi, kanë reaguar në Komisionin Evropian nëpërmjet kryetares së këtij organi, Von der Lejen. Pushteti shpreson në gjetjen e kompromisit, përndryshe procedura mund të zhvendoset në kanalin e gjykatës ndërkombëtare, thotë kreu i ekzekutivit, Kovaçevski.
“Nuk do të dorëzohemi, në kërkesën për lirim nga kapacitetet dhe nuk do të dorëzohemi që ky tatim të mos vlejë, sepse bëhet fjalë për taksë të vendosur padrejtësisht që s’ka të bëjë me parimet e tregut dhe asgjë të përbashkët me direktivat e BE-së, dhe nëse duhet këtë do ta dërgojmë në gjykatat ndërkombëtare.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Çausheski: Të gjendet alternativë, shpëtim, Greqia
Nëse nuk shfuqizohet tatimi, shtrenjtimi mund të arrijë edhe në 50%, varësisht lëvizjes së çmimit të berzës së gazit, thotë profesori i energjetikës, Anton Çausheski. Subvencionimi sipas tij është zgjidhje afatshkurtre.
“Të bëhet sa më shpejt interkonektori me Greqinë, pra të sigurohet alternativa e dytë për furnizim me gaz nga Greqia, pra ana jonë jugore të na jep alternativë të dytë për furnizim me gaz.”, - theksoi profesori i energjetikës, Anton Çausheski.
Për këtë tatim, Bullgaria ka marrë leje nga Komisioni Evropian, ndërkaq mjetet e mbledhura do t’i shfrytëzojë për nevojat e tyre.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
