Maqedoni

Ahmeti – Uadeful: Integrimi në BE do të ndryshojë realitetin politik në Ballkanin Perëndimor

02.11.2023 12:20

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim presidentin e delegacionit gjerman në NATO...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim presidentin  e delegacionit gjerman në NATO, Johan Uadeful. Në fokus të takimit mes Ahmetit dhe Uadeful ishin ndryshimet kushtetuese dhe procesi i integrimit evropian.

“Ahmeti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e deri tanishme gjermane dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tutje në shërbim të së ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjtë mbi përparimin e dukshëm që ka bërë vendi në rrugën e integrimit evropian. Ahmeti dhe Uadeful kanë diskutuar edhe për hapat që Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë për mbylljen e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, si një çështje mjaft e rëndësishme, derisa opozita duhet të reflektojë dhe të veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar për mos bllokim të integrimit të vendit në BE. Në takim është theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian mund të përdoret si një mjet për të ndryshuar realitetin në Ballkanin Perëndimor, me theks mbështetjen për tregun rajonal dhe rritjen e këmbimeve ekonomike.", thuhet në komunikatën e BDI-së.