Botë
Të paktën gjashtë të vrarë dhe 27 të plagosur në sulmet terroriste në Lahor
15.03.2015 14:51
Sulm i dyfishtë terrorist ishte kryer në një lagje krishtere në qytetin pakistanez Lahor, me ç'rast humbën jetën të paktën gjashtë persona...

Përgjegjësinë për sulmin e ndërmorën talebanët pakistanez.
Shpërthimet jehuan në afërsi të Kishës katolike në momentin kur një numër i madh i krishterëve morën pjesë në liturgjinë e së dielës në lagjen Johanabad në qytetin e dytë pakistanez sipas madhësisë.
Të paktën 27 persona janë plagosur në sulmet.
Pas dy shpërthimeve, një turmë njerëzish sulmuan një burrë, për të cilin konsiderojnë se ka lidhje me sulmin e dyfishtë./mia
