Bayern Munich eliminohet prej ekipit të ligës së tretë
02.11.2023 12:54
Bayern Munich është mposhtur me shifrat 2-1 nga Saarbrucken dhe është eliminuar nga DFB Pokal....

Bayern Munich është mposhtur me shifrat 2-1 nga Saarbrucken dhe është eliminuar nga DFB Pokal. Ekipi i ligës së tretë gjermane ka bërë befasinë, duke fituar me përmbysje ndaj të kampionëve të Bundesligës.
Muller ishte i pari që shënoi, por miqtë përmbysën rezultatin me Sontheimer dhe Gaus në minutën e 96’ të sfidës. Dortmund dhe Bayer Leverkusen avancojnë, pas fitoreve respective: me Hofenheim 1-0 dhe Sandhausen 5-2.
