Musliu dhe Paderbroni eliminuan Freiburgun

02.11.2023 12:57

Skuadra e Paderbronit për të cilën luajnë dy futbollistët shqiptar Visar Musliu e Florent Muslija...

Skuadra e Paderbronit për të cilën luajnë dy futbollistët shqiptar Visar Musliu e Florent Muslija, kanë bërë një befasi të madhe në Kupën e Gjermanisë. Këta në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales me rezultatin 3:1 në transfertë e mundën Freiburgun, e favorizuar.
 
Florent Muslija në minutën e 33 të ndeshjes shënoi për 0:2. Ai nga loja u largua në minutën e 75 të ndeshjes. Ndërsa anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu për 90 minuta ishte në fushën e lojës.