Liverpool dhe Chelsea kalojnë në fazën tjetër të kupës

02.11.2023 12:59

Liverpool ka fituar me shifrat 1-2 ndaj Bourneumouth....

Liverpool ka fituar me shifrat 1-2 ndaj Bourneumouth. Skuadra e Klopp shënoi nga një gol në çdo pjesë. Të parin e shënuan me Gapko në minutën e 31’.
 
Vendasit e Bourneumouth, shënuan golin e barazimit në minutën e 64’ me Kluivert, por Liverpool shënoi golin e avantazhit në minutën e 70’ me Nunez. Kështu, Liverpool kalon në fazën tjetër të kupës Karabao. Chelsea ka arritur të vazhdojë rrugëtimin në Carabao Cup pasi mposhtën në shtëpi me shifrat 2-0. Blutë shënuan në pjesën e parë me Badiashile në minutën e 30’, ndërsa golin e dytë e shënuan në minutën e 59’ me Sterling.