Vata realizon “hat-trick”

02.11.2023 13:02

Sulmuesi shqiptar Roko Vats, ka shkëlqyer mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë “gjurmë” në fitoren e thellë 3 me 0...

Sulmuesi shqiptar Roko Vats, ka shkëlqyer mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë “gjurmë” në fitoren e thellë 3 me 0, të skuadrës së tij, Celtic B, ndaj Linlithgoë Rose. 18-vjeçar tundi rrjetën plot 3 herë në këtë fitore, në minutat 21’, 75’ e 86’, duke u kthyer kështu në protagonistin absolur të triumfit të skuadrës së tij.
 
Ditë më parë trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi, i dërgoi një “ftesë” në distancë, Roko Vatës, për të veshur fanellën “kuqezi”, duke e cilësuar si një nga talentet më premtues në Evropë. Vata deri më tani ka zbritur në fushë plot 11 herë për skuadrën e dytë të Celtic, ku ka arritur të regjistrojë statistike “të frikshme”, duke shënuar plot 10 gola. Bëhet fjalë për djalin e ish-kapitenit të “legjionarëve” Rudi Vata, i cili për kombëtaren shqiptare kishte luajtur në 59 ndeshje.