Duro: Fitore e merituar

02.11.2023 13:03

Kampionët në fuqi Struga Trim Lum në ndeshjen e mbetur të javës së pestë...

Kampionët në fuqi Struga Trim Lum në ndeshjen e mbetur të javës së pestë, me rezultatin 4:0 e mundi Vardarin. Pas mbylljes së kësaj përballje të zhvilluar në Strugë, trajneri i kampionëve Shpëtim Duro, ka thënë se kjo ishte një fitore e merituar.
 
“Fitore e merituar. Skuadra funksionoi shumë mirë edhe në pjesën e parë, por në pjesën e dytë, pas golit të parë, çdo gjë ishte në kontrollin tonë dhe në fund arritëm atë që deshëm”. –  ka thënë trajneri Duro.