Botë
Mbi 215 mijë persona kanë humbur jetën për katër vjet konflikt në Siri
15.03.2015 14:52
Më shumë se 215 mijë njerëz i kanë humbur jetët e tyre në konfliktin katërvjeçar në Siri, kumtoi sot Organizata opozitare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me seli në Londër...

Sipas tyre, prej 11 marsit të vitit 2011 kur filloi konflikti në Siri, në atë shtet kanë humbur jetën gjithsej 215.518 njerëz, prej të cilëve më shumë se 66.000 janë civilë.
Konflikti hyri në vitin e tij të pestë dhe në atë periudhë janë shpërngulur gjysma e popullatës së tërësishme, ndërsa kriza kritike humanitare në mënyrë shtesë e përkeqëson edhe përparimin e xhihadistëve të Shtetit islamik, të cilët ndërmorën një pjesë të shtetit.
Konflikti filloi në vitin 2011 si kryengritje kundër qeverisë. Demonstrantët më 15 mars dolën në rrugët e Sirisë të protestojnë kundër pushtetit të presidentit Bashar Asad.
Protesta u shndërrua në konflikt brutal në shumë fronte, ku tani luftojnë forcat shtetërore, grupet e xhihadistëve, luftëtarët kurdë dhe kryengritësit tjerë.
Agjencia e KB-së për refugjatë pohoi se në Siri tani ka "krizë më të madhe humanitare të kohës sonë".
Rreth katër milion sirianë kanë ikur në vendet e huaja, prej të cilëve një milion në Libinë fqinje. Brenda janë shpërngulur më shumë se shtatë milionë njerëz. Gajshtëdhjetë për qind të banorëve të shtetit jetojnë në varfëri./mia
