Futboll, 12 javë kampionat dhe 9 trajner të larguar

02.11.2023 13:08

Me zhvillimin e ndeshjes së mbetur Struga Trim Lum – Vardari, e cila ishte e vlefshme...

Me zhvillimin e ndeshjes së mbetur Struga Trim Lum – Vardari, e cila ishte e vlefshme për javën e pestë të këtij sezoni, janë kompletuar ndeshjet e 12 javëve të para të futbollt vendor. Në krahasim me një vit më parë, ku kishim dominimin e kampionëve në fuqi me plotë 33 javë në krye të renditjes, ky sezon duket  i “çuditshëm” në LPFM, pasi skuadrat kryesuese të renditjes po ndërrohen thuajse nga java në javë.
 
Skuadrat e pjesës së poshtme thuajse fare nuk ia dalin të lëvizin.  Janë pesë nga 12 skuadra që kanë ndërruar trajnerë deri tani në kampionat, jo vetëm ato të pjesës së poshtme të renditjes por edhe ato të vet kreut. Boban Gërnçarov  i Vardarit, ishte trajneri i parë që u shkarkua në këtë sezon, teksa la stolin Aleksandar Vasovskit pas humbjes 3-2 me Voska Sport në transfertë. Shkupi pasoi ndërimin e trajnerit, pas barazimin 0:0 me Shkëndijën. Në vend të Xhihat Asllan nga java e shtatë në pankinën e “pëlumbave” u ul Mlladen Zhizhoviç, më të cilin tani po mban kryesimin e renditjes. Rekordin e këtyre 12 javëve të para të sezonit të ri për shkarkimin dhe emërimin e trajnerëve e mban Gostivari. Këta kampionatin e filluan me Murat Daban në pankinë, për ta zëvendësuar  me Bllazho Panov dhe vazhduar me Emre Ozbaer.
 
Në fund të muajit tetor, pasi Milan Ilievski dha dorëheqje nga pankina e Rabotniçkit, pasoi shkarkimi tek skuadra e Makedonija Gj.P.  Skuadra nga paralagja e Shkupit, i ndau rrugët me Goran Simovin edhe atë pas humbjes 3:0 në terren vendas në përballjen me Struga Trim Lum. Në pakinën e Makedonija Gj.P, tani ulet Toni Xhangarovski, që debutoi në barazimin 1:1 me Tikveshin në shtëpi. 
Shtatë trajnerë deri më tani ia kanë dalë t’i mbijetojnë “virusit” të shkarkimeve. Kohë më parë institute CIES Football Observatory, në raportin e tij bëri të ditur se për sezonin 2022/23 LPFM-ja,  me 90.9 % e mban pozitën e dytë në botë sa ju përket shkarkimeve të trajnerëve, ndërsa para kampionatin tonë është vetëm ai boshnjak me 91.07% shkarkime të trajnerëve.