Botë
Egjipt, evakuohen 7,000 të huaj përmes vendkalimit Rafah
02.11.2023 13:09
Egjipti do të ndihmojë në evakuimin e rreth 7,000 të huajve dhe shtetasve të dyfishtë nga Rripi i Gazës...

Egjipti do të ndihmojë në evakuimin e rreth 7,000 të huajve dhe shtetasve të dyfishtë nga Rripi i Gazës, njoftoi sot Ministria e Jashtme egjiptiane. Gjatë një takimi me diplomatët e huaj, zëvendësministri i Jashtëm, Ismail Kairat, tha se Egjipti po përgatitet të "lehtësojë pranimin dhe evakuimin e shtetasve të huaj nga Gaza përmes vendkalimit Rafah”.
Ai tha se bëhet fjalë për rreth 7,000 shtetas të huaj, që i përkasin më shumë se 60 kombësive. Që nga 7 tetori, Rripi i Gazës është shënjestër e sulmeve izraelite në përgjigje të sulmit të paprecedentë të lëvizjes islamike Hamas në territorin izraelit. Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë prej 26 ditësh, janë vrarë 8,796 palestinezë. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi sot se në mesin e të vdekurve janë 3,648 fëmijë dhe 2,290 gra.
