Hendboll: Lazarov largoi katër hendbollistë nga ekipi
Kire Lazarov vendosi të udhëtojë me 18 hendbollistë në Selanik....

Kire Lazarov vendosi të udhëtojë me 18 hendbollistë në Selanik, për dy ndeshjet miqësore me Greqinë, që Maqedonia e Veriut do t'i luajë nesër dhe të shtunën nga ora 17:30, si uvertyrë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian të janarit.
Katër lojtarë u larguan nga lista me 22 emra. Në lëndime të lehta janë ankuar plejmejkeri Marko Mitev dhe mbrojtësi Edvin Omeragic, ndaj për të mos rrezikuar Lazarov i ka lënë në Shkup.
Nga kombinimi ranë edhe më i riu në mesin e katër pivotëve, Marko Stojkovic, si dhe Emilian Gjorgovski, qendra e majtë e Pelisterit.
Përfaqëseusja e Maqedonisë së Veriut u stërvit mëngjesin e sotëm në Autokomandë të Shkupit, ndërsa gjatë ditës ka udhëtuar për në Selanik, aty ku do ta shfrytëzojë natën për pushim dhe nesër në orën 17:30 me orën lokalë në vendin tonë, do të luajë të parën nga dy kontrollueset kundër Greqisë vendase.
