Maqedoni

Opozita shqiptare, pushteti po i bën presion Gjykatës Supreme

02.11.2023 15:10

Opozita shqiptare ka akuzuar pushtetin se po i bëjnë presion gjykatësve në Gjykatën Supreme...

Opozita shqiptare ka akuzuar pushtetin se po i bëjnë presion gjykatësve në Gjykatën Supreme, për të mundësuar kthimin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Sipas opozitës shqiptare, përderisa Qeveria shprehet se është pro-evropiane, nga ana tjetër bën veprime anti-evropiane. 
 
“Në këtë betejë jemi bashkë, ne, opozita e bashkuar, populli, gjyqtarët e ndershëm, faktori ndërkombëtar, ndërsa shihet se kush janë kundër nesh, politikanë të korruptuar, që shpëtimin e shohin në kthimin e Gruevskit. Edhe njëherë shprehim mbështetje të pakompromistë ndaj gjyqtarëve në Gjykatën Supreme dhe bëjmë thirrje që të gjykojnë sipas ligjit. Drejtësia mbi të gjitha, e ato që e cenojnë drejtësinë, dihet ku e kanë vendin.”, - deklaroi kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.