Maqedoni

Rruga e re Podmolje-Strugë-Qafë Thanë përforcon bashkëpunimin rajonal me Shqipërinë

02.11.2023 16:19

U përmbyll me sukses rikonstruimi i rrugës Podmolje-Strugë-Qafë Thanë....

U përmbyll me sukses rikonstruimi i rrugës Podmolje-Strugë-Qafë Thanë. Rehabilitimi i këtij aksi rrugor A2 është konform të gjitha standardeve evropiane dhe i njëjti u lëshua në përdorim nga ana përfaqësuesve të ekzekutivit. Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi dhe ministri për Transport dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, në konferencën e parë kushtuar modernizimit të infrastrukturës rrugore thanë se Qeveria vazhdon në kontinuitet të punojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend.
 
“Kjo rrugë me gjatësi prej 20.5 kilometra e financuar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rikonstruim, ka kushtuar përafërsisht 8 milion euro. Realizues i punimeve ka qenë kompania “Ilinden” nga Struga, ndërsa mbikëqyrësi ka qenë Denk. Ne si NP “Rrugë Shtetërore” vazhdojmë me realizimin e programit shumë ambicioz për këtë vit me realizimin e të gjitha rehabilitimeve, rikonstruimeve dhe ndërtimin e rrugëve të reja.”, - deklaroi drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.
 
“Sot në hartën e NP “Rrugët Shtetërore” kemi edhe një projekt të kompletuar, prej Podmolje, përmes Strugës deri në Qafë Thanë, e cila është pjesë e Korridorit 8, rrugë e cila na lidhë me Republikën e Shqipërisë dhe lidhë shumë vendbanime në këtë rajon. Prandaj rehabilitimi i këtij aksi rrugor është me rëndësi të madhe për të gjithë neve.”, - theksoi ministri për Transport dhe Lidhjet, Bllagoj Boçvarski. 
 
Ky aks tashmë i renovuar rrugor, jo vetëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, po ashtu do të përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor mes të dyja vendeve, tha kryeministri, Dimtar Kovaçevski.
 
“Ky aks rrugor është me rëndësi të madhe për këtë rajon, e në veçanti për nxitjen e bashkëpunimit rajonal për mundësi të reja ekonomike dhe shkëmbime kulturore dhe lidhjet mes qytetarëve të RMV-së dhe të Shqipërisë. Aksi rrugor Podmolje-Strugë-Qafë Thanë ka përparësi të mëdha ekonomike, hap mundësi për investime të reja, hapje e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës transportues.”, - u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Projektet kapitale për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në gjithë territorin e vendit do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, tha Kovaçevski. Deri në fund të këtij viti parashikohet të lëshohen në përdorim edhe disa akse tjera rrugore, siç janë rruga Mavrova deri në Zherovnicë, nga Manastiri deri në Mexhitli, rruga magjistrale Shkup-Bllacë dhe disa akse tjera rrugore. 
 
REXHEP QAMILI