Kulturë
Kostadinovska: Salla Universale është ende në qytetin e Shkupit
02.11.2023 17:07
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, informoi se Salla Universale...
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, informoi se Salla Universale është ende në varësi të Qytetit të Shkupit, sepse nuk kanë nënshkruar marrëveshje për dorëzimin e autorizimeve për rindërtim dhe as dokumentacionin e projektit.
“Ne dolëm pak përtej kompetencave tona, para dy ditësh përgatitëm një vendim në departamentin juridik të Ministrisë së Kulturës, për të përshpejtuar procedurën dhe ia dërguam me shkrim kryetares dhe shërbimeve në qytetin e Shkupit, në kuptimin që ja edhe ne mund të ndihmojmë në këtë mënyrë, le të themi se si partnerë që hynë në mbështetjen e këtij procesi të kryeqytetit evropian të kulturës dhe vënies në funksion të një salle universale. Këtu po hedhim një hap tjetër dhe po përgatisim marrëveshjen që duhet të nënshkruajmë së bashku. Ne nuk kemi asnjë përgjigje në lidhje me atë dokument.”, - deklaroi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Kostandinova thotë se Salla Universale tashmë rrezikon që të shembet dhe së këtë njoftim e ka marrë në qershor të këtij viti nga Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike. Ajo gjithashtu tha se Salla Universale është edhe bartësi i projektit “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane për vitin 2028”.
SEDAT SELIMI