Botë
Sulm vdekjeprurës ndaj kishave në Pakistan
15.03.2015 15:23
Së paku dhjetë persona janë vrarë nga shpërthimi i bombave në një lagje të krishterë, në qytetin Lahore të Pakistanit...

Shpërthimet kanë ndodhur pranë dy kishave, derisa besimtarët po ndiqnin meshën e së dielës.
Së paku 55 persona të tjerë janë plagosur.
Komuniteti i krishterë i Pakistanit ka qenë shpesh në shënjestër të militantëve.
Dega e talibanëve pakistanezë, që e quan veten Jamatul Ahrar, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme.
