Maqedoni

LSDM: Mickovski po rrezikon hetimin në Onkologji

02.11.2023 19:12

Nga LSDM thonë se Hristijan Mickoski me këtë veprim po tenton të rrezikojë hetimin e Onkologjisë....

Nga LSDM thonë se Hristijan Mickoski me këtë veprim po tenton të rrezikojë hetimin e Onkologjisë. Nëse vërtet ka prova, Mickoski duhet t'i dorëzojë në institucionet kompetente, para së gjithash në Prokurorinë Publike kompetente thonë në LSDM.

“Nëse vërtet ka prova, Mickoski duhet t'i dorëzojë në institucionet kompetente, para së gjithash në Prokurorinë Publike kompetente. Nga e di Mickoski se ky informacion nuk është më pjesë e hetimit? Shpallja publike do të thotë rrezikim i drejtpërdrejtë i hetimit të Onkologjisë. Fshehja e provave është gjithashtu një krim. Është e qartë se Mickoski me vetëdije po e rrezikon hetimin e Onkologjisë dhe pyetja është se cili është qëllimi i tij nëse dëshiron të pengojë drejtësinë. Për këtë hap të Mickoskit presim reagime nga institucionet kompetente.”, tha Nenad Kociq, deputet i LSDM-së.