Ekonomi

Investitorët e huaj ndjehen të mashtruar

15.03.2015 15:40

Kushtet për investitorët e huaj nuk janë ashtu sic i paraqesin institucionet. Shpeshherë, investitorët e huaj ndjehen të mashtruar...

Austria, që llogaritet si një ndër investitorët më të mëdhenj në vend, ka edhe përvoja të hidhura.
 
Ambasadori austriak Tomas Baer shpreh pakënaqësinë e tij për situatën reale me të cilën përballen investitorët sapo të kenë ardhur me investime në Maqedoni.  
 
“Nuk jam i kënaqur që kushtet për investime nuk janë aq positive sa duken, pasi investitorët e huaj të kenë ardhur këtu. Që do të thotë kur një investitor vjen në Maqedoni beson pakashumë në stabilitetin ligjor dhe situatën faktike. Nëse kjo ndryshon, pak pasi ai të ketë ardhë këtu, atëherë kjo i vështirëson gjërat, dhe ne kemi pasë disa raste kur kjo ka ndodhur. Ne shpresojmë që klima e investimeve dhe dëshira e shfaqur janë permiresuar, këto janë disa nga cështjet që janë ngritur në raportin e fundit të progresit të BE-së”, shprehet ambasadori i Austrisë, Tomas Mihael Baer.
 
Pavarësisht kësaj, Baer thotë se është i kënaqur që ndërmarrjet austriake kanë hapur aq vende pune për vendasit dhe kanë ndikuar dukshëm në uljen e shkallës së papunësisë.   
 
“Jam i kënaqur me dentësinë dhe me dimensionin që ne tani jemi investitorët numër dy në Maqedoni. Posacërisht jam krenar që investimet që ne kemi këtu kanë ndikim të drejpërdrejtë në shkallën e punësimit, pasi të gjitha ndërmarrjet që kanë investuar këtu kanë një shkallë të lartë të punësimit”, shprehet ambasadori i Austrisë, Tomas Mihael Baer.
 
Investimet e huaja të drejtpërdrejta nga Austria në vendin tonë, gjatë periudhës 1997 – 2013, janë në vlerë prej rreth 485 milionë eurosh.
 
SHPËTIM NUREDINI