Policia bënë bastisje në Shkup, zbulohen lëndë narkotike

03.11.2023 09:26

Policia nga SPB Shkupi...

Policia nga SPB Shkupi kanë bastisur shtëpinë e T.N. (54) në Shkup.

Gjatë kontrollit u gjet marijuanë dhe një tharëse e improvizuar për marijuanë, si dhe disa enë me kanabis.

Siç njoftojnë nga MPB, bastisja është bërë në bazë të informatave operative të marra paraprakisht dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

T.N. është ndaluar dhe po mbahet në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, sipas procedurës së shpejtë do të bëhet kallëzim penal përkatës.