Maqedoni
Telefonat celulare në shkollë pengesë për koncentrimin e nxënësve në mësim
15.03.2015 15:43
Kohëve të fundit shumica e fëmijëve të moshës shkollore posedojnë telefon celularë apo tabletë, e madje ka raste kur ato i marin me vete edhe në shkollë...

Por arsimtaret thone se kjo dukuri nuk është e mirë, sepse në vend të koncentrimit në orën e mësimit ndodh që nxënësi të shpërqëndrohen në lojra dhe arsimtari detyrohet të ia konfiskojë celularin.
“Kanë ndodhur raste por edhe arsimtarët kohëve të fundit janë të angazhuar për këtë problem dhe shumicës së fëmijëve ua kan marr telefonat dhe nuk i lejojnë që ato telefona ti ken në përdorim brenda orës së mësimit”, shprehet arsimtari në SH.F Hasan Prishtina, Harun Neziri.
Se kjo dukuri është negative e pohojnë edhe prindërit, të cilët ndajnë mendimin me arsimtaret se nxënësit që marrin celularë në shkollë nuk do të kenë vëmendjen në mësim.
“Negative negative telefoni. Prinderit nuk duhet të lejojnë fëmijët të marrin telefo në shkollë, ende jane te vegjel për telefon apo tablet”, shprehet prindi.
“Pengese është sepse nuk do ta kenë vëmendjen në mësim, kështuqë vetëm me celular do të luajn”, shprehet prindi.
Ka raste kur prinderit e arsyetojnë mbajtjen e celularëve nga fëmijët e tyre për të mbajtur kontakt me ta nëse kan shkuar apo jo në shkollë, dhe gjat kthimit për në shtëpi.
Apo në rastet e vonesave eventuale në aktivitete shtesë në shkollë.
Por edhe prindërit edhe arsimtaret theksojnë se më e preferuar do të ishte që për moshat e vogla, prindërit personalisht të angazhohen që ti sjellin dhe marrin fëmijët nga shkolla, që fimiu të jetë më i koncentruar në orën e mësimit dhe të mos bëhet pengesë edhe për fëmijët e tjerë.
GYLTENE SINANI
