Rajoni i Dukagjinit përfshihet nga erërat e forta, rrëzohen shtyllat elektrike
03.11.2023 14:04
Erëra të forta kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit...

Erëra të forta kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit.
Faqja e Facebook Meteo Kosova ka publikuar pamje të shtyllave elektrike që janë rrëzuar në qytetin e Pejës.
Erërat e forta fillimisht kanë rrëzuar një shtyllë elektrike në hyrje të Pejës për të vazhduar më pas edhe në qytet.
“Edhe një tjetër pamje nga rrëzimi i shtyllave elektrike në Pejë si pasojë e erërave shumë të forta”, shkruan në përshkrimin e pamjeve që ka publikuar kjo faqe.
