Maqedoni
“Bomba 10”: Gruevski blen truall dhe ndëron planet urbanistike për qejf të tij
15.03.2015 16:32
Audio xhirime dhe dokumente për ndryshim të planit detal urbanistik në disa lokacione në Shkup dhe blerje të truallit në vlerë mbi 5 milion euro...

Audio xhirime dhe dokumente për ndryshim të planit detal urbanistik në disa lokacione në Shkup dhe blerje të truallit në vlerë mbi 5 milion euro me urdhër të kryeministrit Nikolla Gruevski, sjell bomba e 10 e liderit të LSDM-së Zoran Zaev.
Publikohet bisedë në të cilën kryeministri Gruevski i shpreh interesim të madh ministrit të transportit Mile Janakievski për blerjen e tokave ndërtimore.
Gruevski e urdhëron Janakievskin për ndërhyrje të shpejtë dhe të fshehtë në planin urbanistik, ku do ti jepte atij hapësirë më të madhe të truallit.
Gjithashtu dëgjohet se si ata bëjnë plane për shitjen e këtyre parcelave dhe ndërtimin e ndërtesave.
Zaev thotë se gjith kohën Gruevski ka folur me shifra pasi e ka ditur se bisedat edhe janë përgjuar.
“Ai ka urdhëruar ndryshime të planit detal urbanistik në komunën qendër. Gruevski vazhdon të gënjejë se ai nuk i ka bërë përgjimet dhe se këtë e kanë bërë shërbime të huaja me qëllime të këqija për Maqedoninë. Duhet tu tregojë njerëzve se pse flet me shifra nëse nuk është përgjuar në shtet. Cfar kryeministri është ai kur duhet të flasë me shifra në shtetin e tij. Njeri i ndershëm do të pranonte se ai dhe djali i axhës së tij përgjojnë dhe për këtë asrye vetë ata flasin me shifra”, shprehet kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev publikoi edhe dokumente për ndryshim të planit detal urbanistik në dobi të Gruevskit.
Sipas Zaevit është synuar që lokacionet të uzurpohen nga Gruevski dhe djali i axhës së tij, shefin e DSK-së Sasho Mijallkov.
Këtë sipas Zaevit ata e kanë bërë nëpërmjet ndërmarjeve të regjistruara në Belize.
“Ja ku janë dokumentet e pronësisë të cilat flasin se janë pronësi të Sirah Inzhenering, themelues i së cilës dhe 100% është ndërmarja sirah limited nga Belize, sërisht “of shore”ndërmarje. Të theksojmë se drejtues i kësaj ndërmarje është kumbari i Gruevskit nga martesa e parë, Risto Novacevski, motra e të cilit ka qenë dhe supozojmës e akoma punon në kabinetin e Gruevskit, ndërsa vetë Novacevski ka qenë dhe akoma është bartës të më shumë funksioneve zyrtare”, shprehet kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.
Lideri i LSDM-së Zaev kërkoi nga Gruevski që tu jap llogari qytetarëve për ndarjen e parcelave, linqet me ndërmarjet në Belize dhe për pronat në Vodno që ka dashur ti fsheh me mure mbrojtëse nga qytetarët.
Vetëm dorëhejqa e Gruevskit, dhe formimi i një qeverie kalimtare tha Zaev do ta nxirte vendin nga kriza politike.
MERAL ISMAILI
