Maqedoni
MPJ: Evakuohen 3 shtetas tanë nga Gaza
03.11.2023 15:19
Pas disa javë përpjekjesh, tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, një baba me dy fëmijë, arritën të evakuohen nga Gaza....

Pas disa javë përpjekjesh, tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, një baba me dy fëmijë, arritën të evakuohen nga Gaza. Nga Ministria e jashtme njoftojnë se ata janë larguar nga Rripi i Gazës nga ana e përfaqësueses së ambasadës sonë në kryeqytetin e Egjiptit. Bashkë me ta është evakuuar edhe nëna e fëmijëve, e cila posedon dokument udhëtimi palestinez.
“Ju informojmë se ditën e djeshme, tre shtetas së Maqedonisë së Veriut (babai dhe dy fëmijët), në mënyrë të sigurt u larguan nga Gaza dhe të shoqëruar nga ushtruesja e detyrës në ambasadën tonë në Kajro, Elma Altorok, janë nisur drejt kryeqytetit egjiptian dhe prej atje drejt Maqedonisë së Veriut. Me ta u evakuua edhe nëna e fëmijëve, e cila ka dokument udhëtimi palestinez. Në Gaza gjenden edhe dy qytetarë tanë - një çift i martuar, të cilët gjithashtu janë të përfshirë në listën zyrtare të evakuimit, por largimi i tyre nga Gaza varet nga rrethanat në terren.”.
Nga ky dikaster informojnë se përmes rrjetit diplomatik në Kajro dhe në Tel Aviv, po qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe me qytetarët tanë, deri në përfundimin e evakuimit të plotë të shtetasve tanë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
