Maqedoni
Gruevski: Qeveri kalimtare është e mundur por pa VMRO DPMNE
15.03.2015 16:47
Kryeministri Nikolla Gruevski nuk pranon Qeveri kalimtare të pakten siç thot ai jo me pjesëmarrje të VMRO –DPMNE–së...

Ai këtë e deklaroi sot në tubimin e partisë së tijë në Shkup. Një gjë e tillë do të ishte presedan i vërtetë shprehet Gruevski.
“Dua të thekësoj se kërkesa për formimin e Qeveri kalimtare në Maqedoni është e mundur por pa pjesëmarrëje të VMRO-DPMNE-së në të. Ne po mendojmë për popullin tonë,ne po mendojnë se populli është ai që jep mandat në zgjedhje dhe se populli vetë zgjidh se kush duhet të formojë qeverin.Me kërkesën për formimin e qeverisë kalimtare po krijohet hapësirë për presedan, i cili më pas mundet shumë lehtë të krijoj konflikt ndërmjet parive poltike. Nuk na nevoitet Qeveri kalimtare të na e mbanë frigën”, shprehet kryentari i VMRO–DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Përndryshe,VMRO -DPMNE nuk përgaditet as për zgjedhje të parakohëshme parlamentare siç interpretohet në opinion kohëve të fundit, tha Gruevski.
Sipas tij, VMRO DPMNE është e gatëshmë për dijalog,për lirinë e mediave dhe zgjedhjet, por jo dhe për kërcenime, sepse populli është ai cili vendos se kush duhet të formojë qeveri.
“Nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme,por do të ketë përgjegje serioze.Kjo nuk i largohet LSDM-së. Përgjigjja jonë është kjo që shihni sot në sallë. Fuqia dhe forca e VMRO-DMPNE-së është te populli, populli i cili vazdhimisht na mbështet, te populli i cili qendron me ne gjatë gjith këtyre viteve”, shprehet kryentari i VMRO–DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Para simptatizuesëve të VMRO- DPMNE -së Nikola Gruevski ripërseriti qendriin e tij, se bombat e opozitës janë materiale të krijuara, të montuara dhe të porositura nga shërbimet e huja me qëllim të destabilizimit të vendit.
Ai poashtu u bërri thirrje të gjithëve të kenë durim se gjith kjo situat do të ketë epilog përfundimtar ligjor, dhe se gjith e vërteta do dale në shesh.
Gruevski poashtu tha se paritja e cila ai drejton nuk do të pranojë ndryshim të emrit kushtetues, dhe ide të cilët rrezikojë identitetin e maqedonasëve, ndersa foli edhe për proektet e realizuara nga qeveria që ai drejton dhe masave të cilat siç tha ai kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
REXHEP QAMILI
