Vëmendja në kryeqytet dhe Strugë
03.11.2023 17:44
Fundjava sjell xhiron e 13-të të Ligës së Parë në futboll...

Fundjava sjell xhiron e 13-të të Ligës së Parë në futboll. Ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen për dy ditë rresht. Ndeshja më interesante e së shtunës zhvillohet kryeqytet, ku Rabotniçki e pret Sileksin. “Romantikët” hyjnë në këtë përballje, pas dy humbjeve radhazi, po nga skuadrat e kryqendrës Vardarit gjegjësish Shkupit.
“Veriorët” janë në vendin e katërt me 20 pikë dhe kanë shtatë pikë më shumë se shkupjanët. Kjo ndeshje vjen me transmetimin direkt në servizin publi nga ora 13:00. Ballafaqimi tjetër i së shtunës, do të jetë mes Voskës e Breras, me liqenasit që kërkojnë tri pikët për ikje nga zona e poshtme e renditjes.
Skuadra e Gostivarit, pas fitores ndaj kampionëve në fuqi, këtë të shtunë do udhëtojë për në Kavadar, ku do të përballet me Tikveshin. Ky është derbi I mesit të renditjes pasi dallimi është vetëm një pikë. E diela vjen me dy ndeshje tejet interesante. Në Strugë do të përballen kampionët në fuqi dhe Shkëdija. Të dyja këto janë në vet kreun e renditjes, por me një Shkëndi e cila në tre javët e fundit ka dy barazime dhe një fitore, ndërsa liqenasit kanë dy fitore dhe një humbje. Po ashtu të dielën ndeshje interesante na pret në l. Çair, Shkupi takohet me Vardarin, jashtë forme. “Pëllumbat”, po kalojnë momente të mira, janë të parët në renditje, ndërsa “kuqezinjtë” të fundit në renditje. Gjithashtu ky derbi lokal, të dielën me fillim në ora 13:00 do të transmetohet në servisin public.
