UEFA u jep 284 mln euro skudrave pjesëmarrëse
03.11.2023 17:46
Tridhjetë e dy klubet pjesëmarëse në Ligën e Kampionëve të UEFA-së...

Tridhjetë e dy klubet pjesëmarëse në Ligën e Kampionëve të UEFA-së, të këtij sezoni do të arkëtojnë brenda pak ditësh shifrën e 284,55 milionë eurove. Kjo shifër një pjesë është e market pool dhe një tjetër ka lidhje me rrezultatet sportive të shënuara të ekipeve pas tre ndeshjeve të para në grupe.
“Calcio e Finanza” ka zbuluar shifrën që pritet të përfitojnë klubet italiane, të cilat do të arkëtojnë së bashku 34,7 milionë euro. Skuadra e cila përfiton më shumë është ajo e Napolit me 12.4 milionë euro. Në vendin e dytë ndodhet Interi me 9.93 milionë euro e ndjekur nga Lacio 8.83 mln euro dhe Milani me 3.56 mln euro.
