Çmimet në futboll, UEFA dhe France Football do të ndajnë “Topin e Artë”
03.11.2023 17:48
Çmimi më prestigjioz i përvitshëm i futbollit botëror, “Topi i Artë”...

Çmimi më prestigjioz i përvitshëm i futbollit botëror, “Topi i Artë”, nga viti I ardhshëm do të ndahet nga organizatorët tradicional France Football dhe gazeta “L'Equipe”, të cilëve do ju bashkangjitet edhe UEFA. Amauri Group themeluese e “Ballon d'Or” (Topi i artë) dhe UEFA, kanë firmosur kontratë partneriteti për organizimin e ndarjes së këtij çmimi që nga viti i ardhshëm. Me anë të një deklarate, UEFA njoftoi se “France Football” do të mbetet “pronare” e brandit “Topit i Artë” dhe do të përkujdeset për pikët që jepen duke ruajtur kështu pavarësinë e saj.
Sipas kontratës UEFA, do të kontribuojë me eksperiencën e saj futbollistike, si dhe do të kujdeset që të komercializojë të drejtat televizive në nivel global ndërsa do të organizojë edhe eventin e përvitshëm. Gjithashtu UEFA, nuk do të zgjedh më lojtarin më të mirë të vitit, por do ndajë çmimin e lojtarit të sezonit për çdo kompeticion të saj. Sakaq, eventit “Topi i artë” do t’i shtohen edhe dy çmime të tjera që kanë të bëjnë me trajnerin dhe trajneren më të mirë të vitit.
Ndërkaq, nuk do të lëvizin çmimet e deritanishme si Topi i Artë për meshkuj dhe femra, Trofeu Kopa, Trofeu Yashin, Trofeu Gerd Muller, Skuadra e Viti për meshkuj dhe femra si dhe Trofeu Socrates. Çmimi i fundit “Topi i artë”, u nda ditën e hënë dhe për herëtë tetë atë e morri Lionel Messi, ndërsa në konkurencë te femrave atë e mori Aitana Bonmati. Çmimin “Topi i artë” e shpiku magazine France Football,ndërsa për herëtë parë u nda në vitin 1956.
