Maqedoni

MASH dhe SASHK-u arrijne marrëveshje

15.03.2015 17:09

Arrihet marrëveshje midis Sindikatës arsimit dhe shkencës dhe ministrisë së arsimit...

Pas bisedimeve një muaj e gjysmë të dyja palët kanë rënë dakord që testimi ekstern të realizohet por mësimdhënësit të mos dënohen nga rezultati i dobët eventual.
 
Në këtë pjesë do të ketë edhe shpërblime me rritje rroge për ata mësimdhënës që do të jenë të suksesshëm nga vlerësimi ekstern.
 
“10% nga rroga e tyre do të ketë shtesë në 9 muajt brenda vitit por nëse i njëjti mësimdhënës gjindet në tre vitit rradhazi në të njëjtën listë paga e tij dhe 10% do të rritet deri sa ai të jetë mësimdhënës, pra do të jetë e përhershme”, shprehet minisrti i arsimit dhe shkences Abdulaqim Ademi.
 
Mësimdhënsit evidencën pedagogjike edhe dy vjet do ta bëjnë në dy ditarët në ditarin klasik dhe atë elektronik por në formë më të reduktuar.
 
SASHK-u dhe mnistria e arsimit janë marrë vesh që nga viti shkollor 2017-18 të shfrytëzohet vetëm ditari elektronik. Rritja e rrogave do të bëhet në bazë të mundësive të buxhetit.
 
“Ne jemi të bindur se ky dokument është tejet i mirë i cili nuk len hapësirë që diksuh i anëtarësisë tonë të jetë i paknaqur. Janë përmbush gjitha kërkesat. Sa i takon rritjes së rrogave është e vërtetë se nuk do të rriten tani por kjo do të ndodh në një periudhë të caktuar kohore do të ketë rritje. Ne thamë se vazhdojmë bisedimet për rritjen e rrogave në veprimtarinë tonë”, shprehet kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Matematika do të mbetet lëndë obligative e maturës shtetërore. Ministri Ademi thotë se kjo ishte paralajmëruar para dy viteve, ndërsa bëhet fjalë për nivel fillestar e jo të avancuar të matematikës.
 
MERAL ISMAILI