Fenerbahçe mundi Olimpiakosin

03.11.2023 17:49

Mbrëmjen e kaluar në kuadër të Euroligës në basketboll janë zhvilluar ndeshjet e raundit të gjashtë...

Mbrëmjen e kaluar në kuadër të Euroligës në basketboll janë zhvilluar ndeshjet e raundit të gjashtë. Në ndeshjen kryesore të kësaj mbrëmje skuadra e fenerbahçes me rezultatin 79:77 e mundi Olimpiakosin. Për skuadrën nga Stambolli ishte kjo fitorja e tyre e pestë në këtë sezonë.
 
Fitoren e pestë sezonale e shënuan edhe basketbollistët e Valensisë, të cilët me  79-71 I mundën gjermanët e Alba Berlin. Basketbollistët e Asvell në parket të huaj me 91-88 e mundën Zhalgirisin. Për Asvell ishte kjo vetëm fitorja e parë në këtë sezonë. Fitores në transfertë iu gëzuan edhe basketbollistët francez të Monakos. Këta në Milano me 72:66 e mundën Armanin. Ndeshjes mes kryesuesit të renditjes  Real Madrit – Makabi, që duhej të zhvillohej në Tel Aviv  është anuluar për shkak të situatës në Lindjen e afërt.